Di Livio “pagëzon” Juventusin për titull

Futboll

Di Livio “pagëzon” Juventusin për titull

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 17:44
Di Livio

Angelo Di Livio, i intervistuar nga “Radio Bianconera”, u ndal te bardhezinjtë: “A është Juventusi i detyruar të luftojë për titullin me merkaton e bërë kësaj vere? Po, absolutisht po. Nuk ka vit zero, më vjen keq.

Giuntoli ka ndërtuar një ekip për të fituar, sidomos me ardhjen e Koopminers. Juventusi është rindërtuar shumë mirë nga stoli në të gjitha repartet. Në dy javët e para të kampionatit të ri, bardhezinjtë u shfaqën shumë inteligjentë, pranuan vetëm një goditje në portë.

Duke pasur parasysh atë që pamë në Verona, por edhe në Torino ndaj Como-s, mendoj se skuadra bardhezi është e rëndësishme. Nuk mund të rrish dhe të shikosh, Juventusi duhet të provojë. Pastaj, nëse një skuadër tjetër e fiton titullin, nuk bëhet hataja. Sidoqoftë, Juventusi duhet t’ua bëjë jetën të gjithë rivalëve të vështirë.

Thiago Motta i ka përcjellë tashmë idetë e tij te Juventusi i tij. Unë pashë një skuadër shumë të rregullt në fushë, në ndeshjen e dytë të kampionatit. Konstatova qetësinë e duhur, nuk pashë ankth apo shqetësim në ndërtimin e aksioneve. Motta po aktivizon shumë të rinj, me mjaft guxim. Ka gjithmonë një distancë të madhe mes të thënit dhe të bërit.

Duke vepruar kështu, Motta ndërmori edhe një rrezik, sepse e di që te Juventusi duhet të bëjë më të mirën e mundshme. Ai po iu jep hapësira të rinjve, vërtet e komplimentoj shumë për këtë. Pashë disa lojtarë të rinj me personalitet të madh. Për mua ato përfaqësojnë vlerë të shtuar të Juventusit në afat të gjatë”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat