Pritet spektakël në kryeqytet

Futboll

Pritet spektakël në kryeqytet

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 19:58
Foto ilustrim

Pritet spektakël në kryeqytet!

Tifozeria e Vushtrrisë, e njohur si grupi “Forca”, po përgatitet për një udhëtim masiv në Prishtinë këtë të shtunë, në kuadër të ndeshjes së Ligës së Parë mes Prishtinës së Re dhe Vushtrrisë.

Ky takim është cilësuar si derbi i javës në Ligën e Parë dhe pritet të jetë një ndeshje shumë e luftuar nga të dyja skuadrat, të cilat janë në kërkim të fitores.Grupi “Forca” i tifozëve të Vushtrrisë ka paralajmëruar një prani të madhe në kryeqytet, duke synuar të japin mbështetje të madhe për skuadrën e tyre gjatë ndeshjes.

Me të dyja skuadrat që luftojnë për fitoren, ky derbi pritet të jetë një ndeshje mjaftë e bukur për të gjithë opinionin futbolldashës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat