Muçi dhe Rashica protagonistë, Beshiktashi triumfon

Futboll

Muçi dhe Rashica protagonistë, Beshiktashi triumfon

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 22:14
Pamje nga ndeshja

Beshiktashi triumfoi mbrëmjen e sotme me rezultatin 5:1 në duelin e kthimit ndaj Luganos, duke siguruar kualifikimin në grupet e Ligës së Europës.

Protagonistë në këtë përballje u shndërruar edhe Milot Rashica dhe Ernest Muçi. 

Rashica u aktivizua titullar, teksa në minutën e 70-të, asistoi për golin e tretë të shënuar nga Rafa Silva. Ndërsa Muçi e nisi sfidën nga stoli duke u aktivizuar në minutën e 66-të. 

Talenti shqiptar mundi të linte gjurmë në këtë duel, teksa në minutën e 92-të, “flirtoi” me golin, teksa gjuajtja e tij në hyrje të zonës, u ndal nga portieri kundërshtar dhe u shndërrua në asist për Uçan i cili vulosi shifrat në 5-1..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat