Olimpia e Lubjanës i ka shkaktuar debakël me rezultat 5:0 Rijekës, në takimin e kthimit të play-off-it.
Skuadra sllovene u tregua shumë më e mirë se ajo kroate.
Interesant ka qenë se në minutën e 60-të është ndërprerë ndeshja për disa minuta.
Shkak janë bërë hedhja e gjësendeve nga ana e tifozëve të Rijekës, ku qëlluan në drejtim të futbollistëve vendas.
Arbitri i ndeshjes e ndërpreu lojën dhe i dërgoi lojtarët e të dyja skuadrave në teshatore, derisa tribuna u zbraz nga tifozët mysafirë.
Në atë moment policia sllovene hyri në tribunë dhe dëbojë tifozët kroatë.
Olimpia kualifikohet në fazën e grupeve në Conference League.