Ndeshja mes Shqipërisë dhe Gjeorgjisë në “Air Albania” do të luhet më 10 shtator ora 20:45. Newsport.al mëson se deri tani janë shitur mbi 15 mijë bileta për këtë takim.
Shitja vazhdon ndërkohë “online” përmes ebileta.al. Kjo sfidë është e vlefshme për Nations League. E veçanta është se Kombëtarja kthehet për herë të parë në shtëpinë e saj, pas paraqitjeve në Euro2024.
Megjithatë ky nuk do të jetë takimi i parë i vlefshëm për Nations League. Kjo pasi më 7 shtator, Kombëtarja kuqezi përballet me Ukrainën në transfertë, teksa sfida merr jetë në 20:45.
Kujtojmë se i gjithë kapaciteti i stadiumit “Air Albania” është rreth 22 mijë vende. Kështu dhe kjo ndeshje premton të shkojë drejt “sold out”, që po kthehet në traditë për ndeshjet e Kombëtares..