Baresi: Liga e re e Kampionëve është plot kurthe

Futboll

Baresi: Liga e re e Kampionëve është plot kurthe

Më: 29 gusht 2024 Në ora: 23:38
Franco Baresi

Franco Baresi, zv.president nderi i Milanit, ka folur për “Sky Sport” mbi shortin e kuqezinjve në Ligën e re të Kampionëve. Ky është mendimi i tij: “Ne jemi të gjithë kuriozë të shohim se si do të shkojë, gjithçka është e re, gjithçka ndryshe. Duhet të mendojmë ndeshje pas ndeshjeje, sepse çdo ndeshje do të jetë e rëndësishme, ashtu si edhe golat e shënuar. Do të duhet të kemi shumë kujdes, diferenca e golave ​​mund të jetë thelbësore”.

A do të jetë më e lehtë për këtë Milan në Europë sesa në Itali?

Është e vështirë të thuhet. Milani duhet të mendojë për të fituar si në Itali, ashtu edhe jashtë saj. Pastaj është e vërtetë që Milani ka një kulturë, një filozofi të bazuar në luajtjen e ndeshjeve të rëndësishme në Europë. Ne duhet të bëjmë gjithmonë mirë. Të kesh lojtarë me kalibër ndërkombëtar është padyshim një kënaqësi.

Si do të jetë qasja në Ligën e re të Kampionëve?

Duhet të mendosh si të grumbullosh sa më shumë pikë që të jetë e mundur, sepse nuk e di se si mund të shkojë. Klasifikimi i përgjithshëm të detyron të përballesh me gjithçka, kështu që do të duhet të përpiqesh gjithmonë të bësh më të mirën.

Fillimi i sezonit të Milanit?

Nuk e kishim menduar se do ta fillonim kështu… Sidoqoftë, Milani ka cilësi, ka lojtarë për t’u rikuperuar. Nuk duhet të nënvlerësojmë askënd, çdo ndeshje ka kurthe, kështu që shpirti, qëndrimi dhe disponueshmëria nuk duhet të mungojnë kurrë. Tani le t’i arkivojmë dy ndeshjet e para dhe të nxjerrim në pah vlerat e cilësitë tona. Skuadra nuk duhet të harrojë kurrë që i ka ato”.

Ja ndeshjet e Milanit:

Milan-Liverpool
Real Madrid-Milan
Milan-Club Brugge
Leverkusen-Milan
Milan-Crvena Zveda
Dinamo Zagreb-Milan
Milan-Girona
Slovan Bratislava-Milan

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat