Goditje për Tiranën

Futboll

Goditje për Tiranën

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 10:54
Jordi Jaku

Jordi Jaku u dëmtua në ndeshjet europiane dhe që prej atij momenti është jashtë fushës së blertë.

Mesfushori i Tiranës projektohej titullar këtë sezon si një lojtar me potencial të lartë i dalë nga akademia.

18-vjeçari ka pësuar një dëmtim në gju dhe ka rezultuar më i rëndë se sa u duk në fillim. Sipas të gjitha gjasave, operacioni duket i pashmangshëm dhe një vendim i tillë rrezikon seriozisht ta mbajë larg fushave për pjesën e mbetur të vitit.

Një dëmtim i ngjashëm preku edhe dy portierët Leon Kozi e Mustafë Abdullahu që munguan për 1 dhe 3 muaj respektivisht sezonin e fundit, por ndryshimi i tyre është se ja dolën të riaftësoheshin pa nevojën e ndërhyrjes kirurgjikale.

Te Tirana shpresojnë për këtë të fundit teksa po ndiqet e njëjta strategji me Jakun, por lojtari ende nuk po jep shenja përmirësimi. Kujtojmë që Tirana po vuan edhe mungesën e kapitenit Florian Përgjoni i cili pritet të rikthehet pas pauzës së kampionatit për ndeshjet e Nations League.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat