Agim Ademi i reagon skuadrës polake

Futboll

Agim Ademi i reagon skuadrës polake

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:16
Fusha në “Fadil Vokrri”

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, i ka reaguar klubit polak Legia kur thotë se fusha e “Fadil Vokrri” në Prishtinë ishte sikur beton dhe me gurë. 

“Kështu duket sot fusha e stadiumit ‘Fadil Vokrri’ pas ndeshjes Drita – Legia.
Edhe pse gjatë punimeve të kësaj fushe ka marrë kohë me temperatura shumë të larta, fusha është në gjendje shumë të mirë. 

Arsyetimet e trajnerit të Legias se për shkak të fushës së dobët nuk patëm lojë nuk qëndrojnë, sepse të gjithë e dinë se fusha është hibride dhe e standardeve më të larta, prandaj konstatimet e tilla nuk kanë të bëjnë asgjë me realitetin.

Fusha është aty dhe mund të vizitohet nga çdokush dhe të kënaqet me një fushë e cila është e kualitetit të fundit. Falënderojmë MKRS-në dhe ministrin Hajrulla Çeku për investimin në këtë fushë, e cila ka arritur standarde të shkëlqyeshme. 

E gëzofshin të gjithë ata që kanë mundësi të luajë në këtë fushë dhe besoj fuqishëm që më së miri këtë e vlerësojnë futbollistët.
Uroj që në këtë fushë Kombëtarja jonë ta nisë mbarë edicionin e ri të Ligës së Kombeve kundër Rumanisë. 

Po ashtu, ftoj të gjithë që të jenë në përkrahje të Kombëtares, sidomos Dardanët që të jenë në stadium sa më kreativ e në nivel si gjithmonë”, ka reaguar Ademi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat