Interin e pret një rrugëtim i vështirë në Ligën e Kampionëve, pasi format i ri ka vënë kampionët e Italisë përballë skuadrave si Man. Siti, Bajer Leverkuzen, Arsenal, Lajpcig apo Monako.
Gjithsesi, kjo nuk e tremb trajnerin Simone Inzagi.
“Liga e Kampionëve është gjithmonë një kompeticion prestigjioz, ku ne ende duam të jemi protagonistë. Kemi një kalendar të vështirë, mjaft kërkues por, si në të kaluarën, jemi gati të përballemi me këto skuadra të mëdha”, tha trajneri Simone Inzagi.
“Duke luftuar në fusha të vështira vitet e fundit na ka dhanë edhe më shumë besim dhe na ndërgjegjësuar për forcën tonë.
Kemi disa ndeshje të mira kundër ekipeve të rëndësishme dhe konkurruese, por jam i sigurt që djemtë e mi do të japin gjithçka për t’i dhënë vazhdimësi rrugës sonë“, u shpreh trajneri zikaltër.