Shkëndija i hap dyert, por Liridon Latifi është i “bllokuar” te Tirana

Futboll

Shkëndija i hap dyert, por Liridon Latifi është i “bllokuar” te Tirana

Nga: K.G.. Më: 30 gusht 2024 Në ora: 12:50
Liridon Latifi

Largimi i Endrit Krasniqit ka bërë që tashmë Shkëndija t’i hapë dyert për Liridon Latifin. Gjithsesi, lufta që ka me Tiranën e ka bllokuar.Palët akoma nuk ka ndarë rrugët me bardheblutë, ndonëse Latifi është një nga ata që i duhet çdo skuadre.

Emri i tij është shumë i njohur për opinionin sportiv shqiptare, pasi i njëjti kishte luajtur më parë me Kombëtaren shqiptare, teksa ishte pjesë e asaj gjenerate të artë të Skënderbeut të Korçës, që kishte bërë bujë në garat europiane.

Latifi aktualisht është pjesë e Tiranës, ndërsa në Shqipëri ka luajtur edhe me Vllazninë dhe Kukësin.

Transferimin e tij të parë në Europë e bëri në Hungari në vitin 2017-të, kur nënshkroi me skuadrën e Akademia Pushkash, teksa kishte luajtur edhe në Moldavi me kampionët e shumëfishtë të Sherif Tiraspol. Të shohim se çfarë do të ndodhë? Nëse palët nuk zgjidhin çështjen deri në 31 dhjetor, lojtari duhet të kthehet te Tirana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat