Sot ndeshja Inter-Atalanta

Futboll

Sot ndeshja Inter-Atalanta

Më: 30 gusht 2024 Në ora: 13:04
Foto ilustrim

Që nga dita që ka veshur fanellën e Interit, Hakan Çalhanoglu ka shënuar 15 penalltitë në Serinë A.Nëse i shtojmë edhe 2 penalltitë të shënuara me fanellën e Milanit totali është 17 nga 17. Ai ka rekordin në Serinë A për ecurinë më të gjatë pa gabuar nga pika e bardhë. Por a do t’ia dalë turku që të thyejë mallkimin e penalltive që ka mbërthyer ndeshjet Inter-Atalanta?

Të shohim se çfarë do të ndodhë në rast se do të ketë një penallti. Sepse në 3 goditjet e fundit të 11-metërshave, asnjë nuk ka përfunduar në rrjetë. Vitin e kaluar ishte Karneseki që hipnotizoi Lautaro Martinezin.

Në vitin 2021-2022 ishte Muso që shtangu Dimarkon, ndërsa në sezonin 2019-2020, Samir Handanoviç i ka thënë jo Murielit. Por cilat janë penalltitë e fundit të shënuara? Duhet të kthehemi pas në kohë. Për të gjetur penalltinë e saktë të Interit duhet të shkojmë në sezonin 2016- 2017 ku ka shënuar Mauro Ikardi. Për Atalantën duhet të rikthehemi në sezonin 2012- 2013 kur topin e dërgoi në rrjetë German Deniz. Të dy golat me firmë argjentinase.

BILANCI- Të dyja skuadrat kanë luajtur 63 ndeshje në Milano në historinë e Serisë A me njëra-tjetrën dhe bilanci është në avantazh të Interit me 43 fitore, kundrejt 9 të Atalantës. Bilanci i golave është 125:50, ndërsa barazimet janë 11.

Ndeshja e parë e luajtur në Milano ka qenë në sezonin 1937-1938 kur zikaltrit kanë fituar 1-0. Sfida e fundit në Milano ka qenë një triumf spektakolar i skuadrës së Inzagit me rezultatin 4-0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat