Lubas te Ferizaj

Futboll

Lubas te Ferizaj

Nga: K.G.. Më: 30 gusht 2024 Në ora: 13:32
Lubas

Futbollisti lituan Juozas Lubas ka nënshkruar me klubin e Ferizajt.

Skuadra e Ferizajt nuk ndalet me përforcime me synime që të jetë sa më e fortë.

Ferizajasit renditen në vend të gjashtë me 4 pikë pas javës së tretë në elitën e futbollit të Kosovës.

“FC Ferizaj ka kënaqësi të ju njoftoj se ka arritur marrëveshje me sulmuesin e krahut, lituanezin Juozas Lubas. 

Lubas vjen pas një eksperience të suksesshme në Superligën e Shqipërisë, ku me skuadrën e Egnatias, arriti të shpallet kampion dhe fitues i kupës. Me këta të fundit ai luajti edhe në ndeshjet kualifikuese në garat evropiane. 

Lubas përndryshe është pjesë edhe e kombëtares U21 të Lituanisë, e më herët ka qenë pjesë e të gjitha grupmoshave të këtij shteti”, njofton FC Ferizaj.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat