FC Tefik Çanga: Le ta bëjmë madhështore këtë të diele

Futboll

FC Tefik Çanga: Le ta bëjmë madhështore këtë të diele

Nga: K.G.. Më: 30 gusht 2024 Në ora: 14:31
FC Tefik Çanga

Skuadra e Tefik Çangës është gati për edicionin e ri të Ligës së Dytë të Kosovës.

Futbollistët e skuadrës nga Tërni do të përballet me Sharrin e Hani të Elezit.

Kjo skuadër pret fitore në hapje të edicionit të ri.

“E diela po afron e bashkë me këtë edhe emocionet e kampionatit te ri. 

Jemi në prag të ndeshjes së parë hapëse për ne ku e mirëpresim skuadrën FC Sharri, nga Hani Elezit.

Ju bëjmë thirrje të gjithëve që në orën 17:00, të jemi bashkë në stadium për t’i përkrahur futbollistët tanë, djelmoshat që përfaqësojnë historinë e klubit tonë, këta djem që bartin fanelën e gjithë gjeneratave të dikurshme që me shumë mund e sakrificë mbijetuan dhe na e lan trashëgimi pasionin e madh për futbollin.

Të jemi bashkë për të ndihmuar rrugëtimin e investimeve të mëdha që janë bërë në organizim e në ndërtimin e një skuadre të fortë e tepër konkurruese. 

Ju ftojmë për përkrahje sepse këta futbollistë janë vlera e fshatit tonë por edhe gjithë rrethinës afër. 

Le ta bëjmë madhështore këtë të diele, le të festojmë së bashku”, njofton FC Tefik Çanga.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat