Liridon Latifi do të vazhdoj karrierën te Shkëndija e Tetovës.
Sulmuesi nga Kosova dhe klubi tetovar gjatë ditës së djeshme kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.
Burimet tona thonë se Latifi pritet të zyrtarizohet sot ose nesër.
30-vjecari te Shkëndija vjen nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korcarët në kategorië superiore.
Latifi karrierë ka ndërtuar edhe klubet e huaja Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol. Ai ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21.
Latifi karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Flamurtarti i Prishtinës, ndërsa më pas karrierën e vazhdoi te Prishtina.
Me sulmuesin prishtinas, kuqezinjtëv bëjnë një goditje të bujshme dhe përforcojnë edhe më shumë repartin ofensiv..