Futbollisti i skuadrës shqiptare gati ndaj Buduçnostit: Pres një ndeshje cilësore

Futboll

Futbollisti i skuadrës shqiptare gati ndaj Buduçnostit: Pres një ndeshje cilësore

Nga: K. Goca Më: 30 gusht 2024 Në ora: 17:52
Angjello Rudoviq

Futbollisti i skuadrës shqiptare Otrant - Olympic, Angjello Rudoviq, beson e shpreson se do të vazhdojnë me formën e mirë në Kampionatin e Malit të Zi.

Otrant – Olympic nga Ulqini është para sfidës së vështirë por shpresojnë të kthehen me pikë nga Podgorica në duel me Buduçnostin, në takimin e javës së gjashtë.

Ndeshja luhet nesër në orën 20.00.

Otrant – Olympic renditet në vend të katërt me 7 pikë e ka 6 më pak se lideri Buduçnosti.

“Për sa i përket ndeshjes, pres një ndeshje cilësore. Buduçnosti po luan shkëlqyeshëm këtë sezon, por mendoj se edhe ne kemi shanset tona.

Ata janë favoritë absolutë, por në futboll kurrë nuk i dihet. Shpresoj për ndonjë surprizë”, tha Rudoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat