Napoli ka njoftuar për arritjen e marrëveshjes me Manchester United për mesfushorin Scott Mc Tominay.
United ishin të detyruar të largonin skocezin për t’i hapur rrugën transferimit të Ugartes.
Uruguajani është transferuar në United vetëm pas nënshkrimit të dokumentacioneve të Scott me klubin italian.
Njeriu kyç në këtë transferim ishte Antonio Conte i cili këmbëngulte në ardhjen e mesfushorit të Djajve të Kuq.
Ky transferim i ka kushtuar klubit italian 30 milionë euro.