Do të mungojë disa javë

Futboll

Do të mungojë disa javë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 11:33
Mikel Merino

Goditja e fundit e madhe e merkatos së Arsenalit, Mikel Merino, pësoi një dëmtim të frikshëm në seancën e tij të parë stërvitore te “topçinjtë”.

Mesfushori rrezikon të humbasë disa javë për shkak të një frakturë në shpatull pas një përplasjeje me shokun e skuadrës Gabriel. Trajneri Mikel Arteta konfirmoi dëmtimin e 28-vjeçarit:

“Është për të ardhur keq. Dje ai pati një përplasje dhe mori një dëmtim në shpatull.

Duket sikur ai mund të jetë jashtë për disa javë. Ishte seanca e tij e parë. Ne të gjithë ishim shumë të emocionuar dhe gjithçka dukej mirë, por ai u ul në tokë dhe ka një frakturë të vogël.

Ai kishte shumë dhimbje dhe ne duhet të presim, të shohim dhe të bëjmë më shumë teste. Ky është futbolli”. Spanjolli iu bashkua Arsenalit nga Real Sociedadi në një marrëveshje prej 32.6 milionë paundësh.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat