Liridon Latifi, lojtar i ri i Shkëndijës

Futboll

Liridon Latifi, lojtar i ri i Shkëndijës

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 12:04
Liridon Latifi

Liridon Latifi do të vazhdoj karrierën te Shkëndija e Tetovës.

Klubi tetovar përmes një videoje I dëshiron mirëseardhje sulmuesit nga Kosova.

30-vjecari te Shkëndija vjen nga Tirana, ndërsa gjatë karrierës ka luajtur edhe për Kukësin e Vllazninë, Skënderbeun duke fituar gjithçka me korcarët në kategorië superiore, njofton Open.tv.

Latifi karrierë ka ndërtuar edhe klubet e huaja Pushkash Akademia dhe Sherif Tiraspol. Ai ka qenë edhe pjesë e Shqipërisë U19 dhe U21.

Latifi karrierën e ka nisur në vitin 2005 te Flamurtarti i Prishtinës, ndërsa më pas karrierën e vazhdoi te Prishtina.

Me sulmuesin prishtinas, kuqezinjtëv bëjnë një goditje të bujshme dhe përforcojnë edhe më shumë repartin ofensiv. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat