Elbasani është gati të bëjë goditjen finale të kësaj merkato.
Verdheblutë kanë arritur marrëveshjen për transferimin e Razak Abalora, sipas medias së shkruar.
Abalora do të jetë gardiani i portës për këtë sezon dhe është një kërkesë personale e trajnerit Roberto Bordin i cili e ka trajnuar më parë te Sheriff Tiraspol. Shtatlarti 1.94 i gjatë është pjesë e Kombëtares së Ganës, ndërsa 6-mujorin e fundit e kaloi te Petrocub, po në Moldavi.
27-vjeçari do të zbarkojë SOT në Elbasan për të hedhur firmën mbi kontratën e re dhe do të rivihet menjëherë nën urdhërat e Bordin.