Rikthime dhe mungesa për Partizanin

Futboll

Rikthime dhe mungesa për Partizanin

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 12:09
Partizani

Partizani do të përballet me Teutën sonte në orën 20:00 në Niko Dovana, e vlefshme për javën e tretë të Superiores.

Të kuqtë vijnë pas fitores në minutën e fundit ndaj Skënderbeut dhe kërkojnë një tjetër 3 pikësh për të vijuar ecurinë pozitive.

Prej 3 ditësh seancat stërvitore drejtohen nga trajneri i ri Aleksandar Veselinoviq dhe stafi i tij. Ende herët megjithatë, me mbështetjen e drejtorit Abilaliaj dhe ndihmësit Kalari, serbi ka krijuar një ide për titullarët e sotëm.

Ndryshime do të ketë, por minimale teksa Keko pritet të ul në stol Mba në majën e sulmit, ndërsa Ismaili zë vendin e Kotes në mesfushë. Mungesa e Zguros me karton të kuq siguron Buxhelajn në krahun e majtë, ndërsa Taipi rikthehet dhe do ta nis nga stoli.

Ka një dilemë mes Prekës dhe Sembenes për të qenë partneri i Bytyçit në qendrën e mbrojtjes, dilemë e cila do të shuhet vetëm ditëm e sotme në prag-ndeshje.

Formacioni i mundshëm:

Partizani (4-3-3) - Qirko; Hadroj, Preka (Sembene), Bytyçi, Buxhelaj; Ismaili, Mehmeti, Rrapaj; Zeka, Keko (Mba), Cara. Trajner: A. Veselinoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat