Skënderbeu pa Rabiun

Futboll

Skënderbeu pa Rabiun

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 12:17
Pamje nga një ndeshje

Skënderbeu-Vllaznia do të luhet sot në orën 20:00 në stadiumin e Korçës, për llogari të javës së tretë. Bardhekuqtë vijnë në këtë takim pas një barazimi me Elbasanin dhe humbjes kundër Partizanit, ndërsa nga ana tjetër, Vllaznia ka mundur të kuqtë në start dhe ka barazuar më pas në shtëpi me Tiranën.

Korçarët do të kenë vetëm një mungesë në takimin e sotëm, pikërisht mesfushorin Mario Rabiu, i cili u ndëshkua me karton të kuq në sfidën me Partizanin.

Ndërsa te shkodranët do të vazhdojnë të mungojnë mesfushori Amir Kahrimanoviç dhe sulmuesi Ildi Gruda, të cilët vijojnë fazën e riaftësimit pas dëmtimeve që kanë pësuar para startit të kampionatit.

Lajm i mirë për trajnerin Tomas Brdariç është rikthimi në gjendjen optimale i mesfushorit Ardit Krymi, ndërsa i gatshëm do të jetë edhe mbrojtësi Melos Bajrami, i cili e ka kaluar tashmë dëmtimin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat