Tahir Batatina krenar me futbollistët e tij

Futboll

Tahir Batatina krenar me futbollistët e tij

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 12:22
Batatina e Daku

Tahir Batatina është shprehur krenar me arritjet e futbollistëve të tij, duke nisur nga Mirlind Daku e deri te Muhamet Hyseni.

Ai përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se ka qenë një sfidë e vështirë për t’i rritur këta futbollistë, të cilët e kanë bërë krenar jo vetëm Llapin.

“Shumë krenar që ju kam besu dhe nuk me keni zhgenjy duke dhën maksimumin per llapin. Muhamet Hyseni dhe Ilir Krasniqi gjithmon do të jeni shembull për të tjeret rrugen e juajë se pari e hapi , Mirlind Daku duke prir i pari me transfer nga Llapi”, shkruan Batatina në “Facebook”.

Në të njëjtin postim ka komentuar edhe Mirlind Daku, i cili ia kthen: “S’të duhen titujt me qenë unik”.

Përveç të lartpërmendurve, Batatina s’i harron edhe talentët e rinj që janë pjesë e Llapit, për të cilët beson që shumë shpejtë do të marrin rrugën jashtë Kosovës.

“Shumë talenta qe do te dalin nga llapi ju do te jeni shembulli më i mir.Nga tash radari ka fillu me punu per ,Valmir Veliun ,Elvir Gashijani ,Diar Vokrri,Mergim Cernaverni dhe Arianit Hasani”, shtoi Batatina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat