Trajneri i Kosovës U21, Afrim Toverlani, ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjen ndaj Izraelit.
Ajo që bie në sy është numri tejet i lartë i futbollistëve nga Superliga e Kosovës.
Për këtë takim, Toverlani ka ftuar nëntë lojtarë që luajnë në elitën e futbollit vendor, të cilët mund t’i ndihmojnë kombëtares në kualifikimet për Euro 2025.
Këta janë lojtarët e ftuar nga Superliga:
Yll Ibrahimi (Gjilani), Diar Vokrri (Llapi), Ardi Ajdini (Prishtina), Lulzim Peci (Llapi), Etnik Brruti (Malisheva), Oltion Bilalli (Gjilani), Elvir Gashjani (Llapi), Veton Tusha (Drita), Ardit Tahiri (Llapi), Fatjon Bunjaku (Malisheva).