Motta: Përqendrim maksimal te Roma

Futboll

Motta: Përqendrim maksimal te Roma

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 13:42
Motta

Thiago Motta doli në konferencë për shtyp, ku prezantoi Juventus-Roma, ndeshje e vlefshme për javën e tretë të Serie A, e është planifikuar për nesër në orën 20:45 në “Allianz Stadium”.

Cilat janë rreziqet kryesore të ndeshjes së nesërme?

Nesër do të përballemi me një ekip të fortë dhe të vendosur. Stadiumi do të jetë i mbushur plot, jemi përgatitur mirë, me entuziazëm dhe përgjegjësi. Jemi gati për të gjitha në fushë, do të jetë një ndeshje e shkëlqyer.

Çfarë kampionati mund të bëni? Diçka rreth Djalo?

Djalò, Kostic dhe Arthur janë pjesë e Juventusit, tregu i transferimeve tani është mbyllur. Përqendrimi maksimal është te Roma. Jam i lumtur me merkaton, sepse kanë ardhur lojtarë të fortë që do të kompletojnë një ekip të fortë. Të rinjtë do të vihen në dispozicion të ekipit, jam shumë i lumtur.

Çfarë ju bën të mendoni se do të jetë një sezon i mrekullueshëm?

Të gjithë djemtë që erdhën, gjithashtu Koopimeners, bënë përpjekje të madhe për të arritur te Juventusi. Po flasim për djem që duhet ta vënë të gjithë talentin e tyre në dispozicion të ekipit, të japin më të mirën e tyre.

Një gjykim për De Rossi?

Ne jemi vetëm në javën e tretë. Daniele pati një fund sezoni të shkuar në nivel shumë të lartë. E njoh mirë, sepse ishim shokë në kombëtare. Ai më mbrojti kur më dhanë të 10-tën në kombëtare. Nesër do të jemi kundërshtarë, por i uroj atij gjithmonë më të mirat.

Çfarë mund të thotë sfida e nesërme?

Ne jemi në javën e tretë të kampionatit, është ndeshje e mirë për t’u luajtur. Duhet të mendojmë për të bërë një paraqitje të mirë.

A do të ndryshoni ndonjë gjë në mbrojtje?

Roma është një ekip me lojtarë të fortë. Ne duhet të mbrohemi si ekip dhe ta kuptojmë mirë momentin e ndeshjes.

Si janë prurjet e reja?

Të gjithë janë në formë. Të gjithë mund të thirren për nesër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat