Fjalët e para të mbrojtësit të ri argjentinas, i cili mbërriti për 6.5 milionë euro plus bonuse: “Jam i ri, do të ndjek Lautaron”!
Tomas Palacios dje u bë zyrtarisht lojtar i Interit pas një negocimi që zgjati disa ditë për shkak të komplikimeve burokratike në ish-klubet e tij, Talleres dhe Independiente Rivadavia.
Por tani lojtari I lindur në vitin 2003 po buzëqesh në fjalët e tij të para për Inter TV: "Jam i lumtur dhe krenar për mënyrën se si shkoi, po jetoj një ëndërr. Qëllimi është të grumbulloj minuta dhe të shijoj këtë ekip fantastik".
Palacios, i cili të paktën fillimisht në skuadër duhet të marrë rolin e zëvendësuesit të Bastoni, thotë: "Unë jam një mbrojtës i fortë, më pëlqen shumë të luaj me topin. Si fëmijë kam luajtur përpara, në sulm, pastaj për gjatësinë dhe teknikën time më shtynë në mbrojtje”.
Së fundi, një koment për kapitenin e tij të ri: "E kam ndjekur shumë Lautaro Martinez, është një ëndërr të jesh shoku i tij i skuadrës"..