Szczesny zbulon prapaskenën

Futboll

Szczesny zbulon prapaskenën

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 13:53
Wojciech Szczesny

Wojciech Szczesny është kthyer të flasë, pasi njoftoi tërheqjen nga futbolli. Ish-portieri i Juventusit u fokusua si në aspektet e tregut të transferimeve, ashtu edhe në ato që lidhen me “varjen e dorezave në gozhdë” prej tij:

“Arsenali, pas viteve te Juventusi? Ndjenja ekzistonte të rikthehesha atje. Unë isha i hapur për bisedime me Arsenalin nga respekti për klubin londinez. Kur filluam të diskutojmë, e kuptova se kjo pistë nuk ishte më për mua.

E gjitha ishte çështje logjistike. Opsioni i Arsenalit mbërriti para përfundimit (në fakt ndërprerjes konsensuale) të kontratës me Juventusin. I thashë: Mirë, mund të flasim. Dy ditë më vonë, megjithatë, vendosa ta refuzoja si opsion, sepse nuk kishte shumë kuptim.

Al Nassr? A mund t’iu themi më në fund njerëzve, një herë e përgjithmonë, që të mos thonë se Cristiano më inkurajoi të bashkohem me Al-Nassr. Nuk kam folur me të fare, që kur u largua nga Juventusi”.

Gjatë bisedës, Szczesny u përqendrua më pas te ndeshja e mundshme e lamtumirës: “Po filloj të mendoj dalëngadalë, sepse më pëlqen. Nuk e mendoja kështu më parë, tani po më shtyn edhe familja ime. Unë jam nga Varshava, ndaj do të ishte mirë ta luaja ndeshjen time të fundit në ‘PGE Narodowy’. Do të ishte bukur, po e mendoj”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat