Liridon Latifi: Shkëndija nuk ka pasur fat fare në Evropë 

Futboll

Liridon Latifi: Shkëndija nuk ka pasur fat fare në Evropë 

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 14:12
Liridon Latifi

Përforcimi i fundit i Shkëndijes së Tetovës, Liridon Latifi pasi ka firmosur kontratën që e bën zyrtarisht lojtarin tonë, nuk ka fshehur gëzimin që bashkohet me Shkëndijën. 30 vjeçari nga Prishtina me shumë entuziazëm zbarkon në Tetovë ku beson në fitimin e titullit kampion dhe ecurisë pozitive në Kupat e Evropës. 

 “Normalisht me qenë pjesë e Shkëndijës është nder, sepse vetëm nga ngjyrat kuqezi të fanellës është një gjë shumë e rëndësishme për ne si shqiptarë. Edhe si klub ka një traditë shumëvjeçare, ecuri shumë të mirë që ka bërë në Kupat e Evropës dhe në kampionatin maqedonas”, tha Latifi.

Kontaktet nga e shkuara…

“Po, është e vërtetë se kam pasur gjithmonë kontakte me Shkëndijën, me njerëzit të cilët e përfaqësojnë klubin, sepse gjithmonë kanë qenë të interesuar për mua dhe unë i falënderoj shumë. Nuk ka qenë e shkruar të ndodhte më herët, nuk kemi gjetur akord në të shkuarën. Por tani ka dasht Zoti jemi bashkuar dhe shpresoj që të ecin gjërat më së miri”, theksoi ai.

 “Normalisht, unë gjithë karrierën time ku kam luajtur kam qenë në garë për të dalë kampion.

Diçka që Shkëndija e ka si qëllim kryesor dhe unë këtë gjë e di dhe kjo është arsyeja kryesore pse kam ardhur në Shkëndijë. Këtu ka një grup shumë të mirë të lojtarëve, shumë kualitet dhe unë shpresoj që edhe unë si një forcë shtesë të ndihmoj Shkëndijën të dalim kampion”, ka thënë Latifi.

Të plotëson firma me Shkëndijën?

Liridon Latifi përgjigjet: “Sigurisht, sigurisht që unë vij me shumë dëshirë dhe me shumë pasion për me dhënë gjithçka që kam, të jap gjithçka që dij prej vetes dhe gjithë eksperiencën time ta shkrij bashkë me klubin.”

E ke ndjekur Shkëndijën në të shkuarën?…

“Padyshim se po. Mos them se i kam pa gjitha ndeshjet e Shkëndijës, por gjithmonë e kam ndjek, sepse është një klub i madh shqiptar, kjo nuk diskutohet. Mua më ka bo përshtypje fakti se Shkëndija nuk ka pasur fat fare në Evropë, pasi gjithmonë i ka qëlluar të përballet me disa ekipe shumë të mëdhaja si Milani, Totenhemi, Rosenborgu,…

Mund të them se shumë vite ekipi nuk ka pasur fat, sepse dihet se Shkëndija ka një koeficient të lartë në Evropë dhe shpresoj që këtë vit të shpallemi kampion, të kemi edhe një fat të mirë për të vazhduar në Kupat e Evropës që të kapim edhe grupet”, tha Latifi.

Ke ndjerë dëshirën për të qenë pjesë e këtij klubi?

 “Normal, normal, gjithkush, mos them secili apo shumë pak lojtar janë që nuk kanë ndjerë një gjë të tillë, sepse kur je duke ndjek në televizion një ndeshje që luhet si për shembull Shkëndija kundër Milanit, normal që thua me vete sikur të isha edhe unë aty brenda. Normalisht që po”, thotë futbollisti.

Premtimi për tifozerinë nga Latifi: “Sa gola dhe sa asiste? Haha (qeshet)! Nuk do të kisha premtuar numra për tifozerinë, por premtoj se do të jap maksimumin nga vetja, kam me shkri gjithë eksperiencën si e thash edhe më herët, gjithë kualitetin që kam për me i kënaqur tifozët. Normal se për çdo klub, për çdo qytet tifozi është i shenjtë dhe është normale se në gjithë 90-të minutat e lojës duhet të japësh gjithçka për të kënaqur tifozët..

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat