Nis me Manchester City - Inter dhe Milan - Liverpool

Futboll

Nis me Manchester City - Inter dhe Milan - Liverpool

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 14:39
Kalendari i ndeshjeve

Tashmë dihen datat, në të cilat do të zhvillohen ndeshjet e Champions League.

Sot, UEFA ka shpallur kalendarin për edicionin e ardhshëm të kompeticionit më të mirë kontinental në nivel klubesh.

Me një format të ri, me 36 klube pjesëmarrëse, ku çdo skuadër do të luajë 8 në vend të 6 ndeshjeve, ky turne do të synojë të na bëjë të përjetojmë lojëra dhe emocione të mëdha. 

Edicioni i fundit na la me histori të mrekullueshme; pamë sesi Real Madridi e ngriti këtë trofe për herë të 15-të.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat