Sot nga ora 16:00, luhen ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë

Futboll

Sot nga ora 16:00, luhen ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 15:02
Pamje nga një ndeshje

Pasditja e kësaj të shtune do të sjell ndeshjet e xhiros së katërt në Ligën e Parë të futbollit në Maqedoninë e Veriut. 

Kampionët në fuqi, Struga Trim Lum në këtë xhiro do të presin në shtëpi Brerën e Strumicës.

Skuadra e Qatip Osmanit do të kërkojë të kthehet te fitorja pas asaj humbje në xhiron e fundit nga Rabotniçki dhe me ambicie të tre pikëve do të hyjnë në këtë përballje. 

Ndërkohë Shkëndija në Tetovë do të përballet me Pelisterin e Manastirit, teksa Shkupi do të luajë në transfertë në Kratovë kundër Sileksit. Voska Sport do të jetë mysafire në kryeqytet ku do të përballet me Vardarin, ndërsa Gostivari luan me Tikveshin.

Pjesë e programit të kësaj xhiroje është edhe takimi Besa – Rabotniçki. 

Të gjitha sfidat e kësaj xhiroje të katërt në elitë luhen sot pasdite në termin të njejtë, duke nisur nga ora 16:00.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat