Sulmuesi shqiptar nuk luan deri në tetor

Futboll

Sulmuesi shqiptar nuk luan deri në tetor

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 15:14
Armando Broja

Everton ka huazuar sulmuesin e Çelsit, Armando Broja.

Marrëveshja është arritur për sezonin 2024-2025 si hap i parë. Në të është përfshirë opsioni për ta bërë lëvizjen e përhershme verën e ardhshme për një tarifë prej 30 milionë stërlinash. 

Evertoni kishte kohë deri në orën 1 të mëngjesit për ta përfunduar transferimin, pasi kishte dorëzuar një fletë marrëveshjeje përpara afatit të fundit të orës 23:00. 

Sulmuesi shqiptar pritet të mungojë deri në mes të tetorit për shkak të një dëmtimi në këmbë. Marrëveshja kuptohet të jetë e favorshme financiarisht për Everton, derisa Broja të kthehet në gjendje të plotë. 

Çel do të vazhdojë të paguajë rrogën e Armando Brojës deri sa sulmuesi të jetë gati për të luajtur. Në atë moment rroga e shqiptarit do të mbulohet nga Everton që nuk paguan asnjë qindarkë huazimi dhe ka thjesht të drejtën e blerjes 30 milionë terlina në fund të sezonit. 

Broja pësoi një dëmtim të ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL) në dhjetor 2022, gjë që e mbajti jashtë fushave deri në shtator të vitit pasardhës. Shqiptari më pas iu bashkua Fulhamit në merkaton e janarit, por koha e tij e lojës në “Craven Cottage” ishte e kufizuar, duke bërë vetëm 8 paraqitje dhe dështuar të shënonte. 

I çuditshëm duket fakti që Armando Broja, është grumbulluar në listën e Kombëtares, për dy sfidat e muajit shtator.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat