Një lajm surprizues vjen nga Kategoria e Dytë. Klubi i Labërisë, që disa sezone më parë, u formua me ambicie të mëdha, ka kapitulluar.
FC Labëria u formuar në vitin 2011, në Nju Jork, dhe mori pjesë në “Cosmopolitan League”.
Dy vëllezërve nga Vlora, emigrantë në Amerikë, u lindi ideja të krijonin një klub për të përfaqësuar gjithë krahinën e Labërisë.
Vlen të theksohet fakti se Labëria u ngjit në Kategorinë e Dytë në sezonin 2019-2020, ku gjatë kësaj periudhe i dha tonusin kësaj kategoria, po pa mundur të bëjë kapërcimin një kategori më lartë.
“Panorama Sport”, zbulon se labët kanë hequr dorë nga përfaqësimi në Kategorinë e Dytë, teksa prej shumë sezonesh militonin në Grupin B, ndërkohë që vendin e tyre e ka marrë Këlcyra, që edicionin e mbylli në vendin e fundit.
Kësisoj pas shkrirjes së Labërisë, FSHF i ka dhënë dritën jeshile Këlcyrës, për t’u përfaqësuar këtë sezon në Grupin B të Kategorisë së Dytë..