Përzgjedhësi i Kosovës U19 publikon listën e futbollistëve për miqësoren ndaj Letonisë 

Futboll

Përzgjedhësi i Kosovës U19 publikon listën e futbollistëve për miqësoren ndaj Letonisë 

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 15:29
Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U19, Adil Maliqi, e ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen miqësore kundër Letonisë, e cila do të zhvillohet më 4 shtator 2024, në Sportpark – Esslingen, Gjermani.

Kjo ndeshje miqësore është pjesë e përgatitjeve intensive për kualifikimet e Kampionatit Evropian U19 për vitin 2025, që mbahen në vjeshtë.

Miqësorja kundër Letonisë do t’i shërbejë përzgjedhësit Maliqi si një mundësi e shkëlqyer për të vlerësuar formën dhe gatishmërinë e lojtarëve, si dhe për të krijuar një harmonizim më të mirë mes tyre. Kosova U19 bën pjesë në Grupin 10 për kualifikimet e Euro 2025, ku do të përballet me kundërshtarë të fortë si Spanja e Austria, derisa pjesë e grupit janë edhe Ishujt Faroe.

Image

Lista

Kosova është para sprovave të mëdha.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat