Ujka: Do i mbaj mend kujtimet dhe mësimet e kësaj eksperience

Futboll

Ujka: Do i mbaj mend kujtimet dhe mësimet e kësaj eksperience

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 15:51
Pamje nga një ndeshje

Serxho Ujka ishte transferimi i bujshëm në ditën e djeshme. Mesfushori në fjalë zgjodhi të vazhdojë karrierën tek Egnatia, që pagoi 50 mijë euro për kartonin e tij.

Së fundmi Ujka ka falenderuar ato që e shoqëruan gjatë rrugëtimit te Laçi. 26-vjeçari përmend bashkëlojtarët, stafin dhe tifozët.

“Të dashur bashkëlojtarë, staf dhe tifozë, dëshiroja t’ju shpreh falenderimet më të sinqerta për të gjithë ju për mbështetjen dhe dashurinë që më keni treguar gjatë rrugëtimit tim në këtë ekip. Me ju jam rritur jo vetëm si futbollist, por edhe si person.

Ju jam mirënjohësh për sfidat e përballuara së bashku, fitoret e festuara dhe vështirësitë që kapërcyem. Falenderime të veçanta shkojnë për bashkëlojtarët e mi për miqësinë dhe bashkëpunimin, stafin teknik për drejtimin dhe profesionalizmin e tyre dhe tifozët për mbështetjen e pakushtëzuar që keni treguar gjithmonë.

Një falenderim i veçantë shkon edhe për familjen time, jeni pika ime e referencës dhe mbështetja ime më e madhe. Dashuria dhe besimi juaj janë ato që më shtyjnë të jap gjithmonë më të mirën time, brenda dhe jashtë fushës.

Faleminderit shumë të gjithëve që i keni bërë këto vite të paharrueshme. Do të mbaj gjithmonë me vete kujtimet dhe mësimet e kësaj eksperience. Ishte nder të vesh këtë bluzë. Ju uroj më të mirat për të ardhmen. Me dashuri dhe mirënjohje, Ujka”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat