Rumunët i kushtojnë vëmendje tre lojtarëve të Kosovës 

Futboll

Rumunët i kushtojnë vëmendje tre lojtarëve të Kosovës 

Nga: K. Goca Më: 31 gusht 2024 Në ora: 16:15
Dinamo e Bukureshtit

Kombëtarja e Kosovës po përgatitet për dy ndeshjet e Ligës C të Kombeve në futboll.

Media rumune i kushtojnë rëndësi tre futbollistëve nga Kosova, Astrit Selmanit, Ermal Krasniqit dhe Albion Rrahmanit. 

“Astrit Selmani nga Dinamo dhe Albion Rrahmani, i cili së fundi u transferua nga Rapid në Sparta Pragë, janë në kombëtaren e Kosovës për ndeshjet kundër Rumanisë dhe Qipros, që do të zhvillohen më 6 dhe 9 shtator në Ligën e Kombeve.

Në grupin prej 25 lojtarësh të përbërë nga trajneri gjerman, Franco Foda, është edhe Ermal Krasniqi, i cili po ashtu u transferua nga Rapid te  Sparta Pragë në qershor”,  -shkruan “Agerpres”, transmeton “Digisport”.

Ndeshja Kosovë – Rumani do të zhvillohet të premten më 6 shtator nga ora 29:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat