Teuta kërkon rikthimin te fitorja kundër Partizanit!
Teuta, mbyll përgatitjet anti-Partizani. “Djemtë e Detit” kanë mbyllur dje serinë e seancave stërvitore për takimin kundër Partizanit.
Nën drejtimin e trajnerit Edi Martini dhe ndihmësve të tij, ekipi zhvilloi një seancë të karakterit taktik, ku stafi dha këshillat e fundit. Lajmi pozitiv për trajnerin Martini është se gjendja e grupit është optimale dhe të gjithë lojtarët janë në dispozicion të stafit teknik.
Sa i përket formacionit, nuk pritet të ketë ndryshime të shumta në formacion, ndikuar edhe nga numri i limituar i zgjedhjeve, veçanërisht në sulm, aty ku Peposhi do të përpiqet të bëjë sa më mirë dhe të eliminojë mungesën e një “pyke”.