Antonio Miço pritet të jetë përforcimi i radhës për Dinamon në qendër të mbrojtjes.
“Panorama Sport” mëson se 24-vjeçari ka arritur akordin me klubin kryeqytetas, teksa në orët në vijim pritet të vijë edhe zyrtarizimi.
Miço do t’i bashkohet bluve nga radhët e kampionatit grek, teksa së fundmi ka qenë pjesë e AO Egaleos në Ligën e Parë. Mbrojtësi shqiptar është një produkt i akademisë së Panionios, teksa ka provuar të luajë edhe në Spanjë dhe Qipro.
Gjatë karrierës së tij Miço ka regjistruar 100 ndeshje, teksa ka arritur të gjejë 6 herë rrugën e rrjetës..