Sfida mes Laçit dhe Bylisit e vlefshme për javën e 3-të të “Abissnet Superiore” është mbyllur në barazim. Ndeshja e zhvilluar në Kurbin përfundoi me rezultatin 0-0.
Pavarësisht disa rasteve të pakta, asnjë nga skuadrat nuk ia doli që të shënonte. Rastet për gol ishin me pikatore nga të dyja kampet, me repartet ofensive që nuk ishin aspak produktive.
Në këtë mënyrë, Laçi dhe Bylis marrin nga 1 pikë.
Bylis shkon në kuotën e 4 pikëve, ndërsa kurbinasit nuk e kanë shijuar ende fitoren dhe mbeten në kuotën e 2 pikëve