Pse nuk më merr djalin te Kombëtarja e Shqipërisë... Dukës i ndodhi e papritura

Futboll

Pse nuk më merr djalin te Kombëtarja e Shqipërisë... Dukës i ndodhi e papritura

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 19:38
Selmani

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja në Durrës, ku Armando Duka presidenti i FSHF është kërcënuar nga presidenti i klubit Iliria të Fushë Krujë, dy futbollistë dhe disa persona të tjerë.

Në lidhje me  ngjarjen janë vënë në pranga presidenti i klubit Iliria, Nazmi Selmani, dy futbollistët, Santiano Selmani e Brajan Selmani dhe shtetasit Redian Haxhi e Petrit Selmani.

Sipas gazetarit, Igli Çelmeta, presidenti i klubit Iliria ka kërcënuar Dukën se pse nuk i merr djalin te Kombëtarja.

Bëhet fjalë për Gentian Selmanin, portierin e ekipit të Tiranës.

Ndërkohë 2 vllezërit e Gentian Selmanit, Santiago dhe Brajan, aktivizohen te klubi i Ilirisë, që është në pronësi të babait të tyre.

Kujtojmë që Gentian Selmani ka qenë pjesë e të gjitha moshave të Shqipërisë, ndërsa ka bërë edhe katër paraqitje me kombëtaren A.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat