Pikë e madhe për Empolin në Bologna.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Ardian Ismajli është paraqitur nga minuta e parë për Empolin, që po vazhdon pa humbje edhe pas javës së tretë në Serie A.
Empoli ka barazuar me rezultat 1:1 me Bologna-n.
Për Bologna shënoi Fabbian në minutën e 2-të dhe Gyas në atë të 4-tën për udhëtuesit.
Empoli është në vend të katërt me 5 pikë dhe Bologna në të 15-tin me 2 sosh.