Tre fitore të ekipeve vendase, dy barazime dhe një fitore e skuadrës mysafire me gjithsejtë 11 gola të shënuar dhe 2 karton të kuq është epilogu i ndeshjeve të javës së katërt të sezonit vjeshtor në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut.
Rezultatet
Besa – Rabotniçki 0:0
Shkëndija – Pelisteri 2:0
Sileksi – Shkupi 2:1
Struga Trim Lum – AP Brera 2:0
Tikveshi – Gostivari 0:0
Vardari – Voska Sport 1:3
Tabela: 1, Shkëndija 10 pikë, 2. Struga Trim Lum 9 pikë, 3.Gostivari 8, 4.Rabotniçki 8, 5.Sileksi 6, 6.Shkupi 4, 7.Voska Sport 4 , 8.Tikveshi 4, 9.Pelisteri 4, 10.Besa 4, 11.AP Brera 3. 12.Vardari 3 pikë
Këtë javë shkaku i obligimeve të reprezentacionit në garat e Ligës së Kombeve do të ketë pauzë deri më 15 shtator. Në xhiron e 5-të me 15 shtator në ora 15:00, takohen : AP Brera – Besa, Gostivari – Vardari, Pelisteri – Struga Trim Lum, Rabotniçki – Tikveshi, Shkupi – Shkëndija dhe Voska Sport – Sileksi.
Në stadiumin e qytetit në Tetovë në një atmosfere të pa parë sportive, korrektësi e nivelit më të lartë nga ana e tifozëve të pranishëm dhe me një transparent gjigantë ku u shënua 45 vjetori I klubit, kuqezinjtë tetovar mundën Pelisterin 2-0 me golat që I shënuan Klisman Cake në minute e 58 dhe Krstevski në at të 75. Me tre pikët e sotme Shkëndija e vetmuar kryeson tabelën e klasifikimit me 10 pikë të grumbulluara.
Fitore të sigurt shënoi edhe kampioni në fuqi Struga Trim Lum në përballjen me AP Brera 2-0 me golat e Jevtovskit dhe Kehinde.
Fitore befasuese për me meritën e madhe shënoi Voska Sport kundër Vardarit në arenën “Todor Proeski” në Shkup me golat që i realizuan Ibraimi, Mecinoviq dhe Jahja, ndërsa golin e nderit për vendasit e shënoi Sharkovski.
Sileksi në Kratovë mundi Shkupin 2-1 me golat që shënuan Eftimov dhe Georgievski [për vendasit, ndërsa Imeri për Shkupin. Dy ndeshjet tjera në Kavadar, Tikveshi – Gostivari dhe në Gostiovar Besa – Rabotniçki përfunduan me barazim pa gola.