Shqiptarët bëjnë “ligjin”, dyshja e Kosovës mahnit çekët

Futboll

Shqiptarët bëjnë “ligjin”, dyshja e Kosovës mahnit çekët

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 22:11
Albion Rrahmani

Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi kanë bërë protagonistin në ndeshjen që ekipi i tyre,

Sparta e Pragës fiton me rezultat 2:0 në transfertë kundër Hradec Kolova.

 Në golin e parë Rrahmani asistoi te Haraslin, me këtë të fundit që nuk gaboi dhe dërgoi topin në fundin e rrjetës të portës kundërshtare.

Ndërsa te goli i dytë (45') Ermal Krasniqi asistoi për Rrahmanin i cili nuk fali dhe tundi rrjetën.

Në fushë për Spartën është edhe Qazim Laçi, ndërsa Indrit Tuçi e ka nisur këtë sfidë nga pankina.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat