Milan barazon me Lazion

Futboll

Milan barazon me Lazion

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 22:52
Lojtarët e Milanit

Milan nuk ka arritur më shumë se një barazim me Lazion në Serie A.

Kuqezinjtë barazuan 2:2 me ekipin nga kryeqyteti italian, në kuadër të javës së  tretë në elitën e futbollit italian.

Të dyja ekipet e patën epërsinë, por që nuk arritën ta ruanin.

Pavloviq kaloi mysafirët në epërsi në minutën e tetë të ndeshjes.

Vendasit u kundërpërgjigjën me dy gola brenda katër minutave 62’ dhe 66’ me Castellanos dhe Dia.

Por, Leao i cili u inkuadrua në lojë në minutën e 71-të, shënoi vetëm një minutë më pas për të barazuar rezultatin.

Me këtë barazim, Milan tani ka dy pikë pas tri ndeshjeve dhe gjendet në vendin e 14-të.

Në anën tjetër, Lazio është në vendin e tetë me katër pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat