Sfida mes Teutës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 3-të të Superiores është mbyllur me fitoren e “Demave”. Sfida e zhvilluar në “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve.
Golat për Partizanin u shënuan nga Rrapaj dhe Mba.
Në krahun tjetër, ndeshja mes Skënderbeut dhe Vllaznisë e vlefshme po për javën e 3-të, përfundoi me fitoren e korçarëve. Sfida e zhvilluar në Korçë, u mbyll 1-0 në favor të vendasve.
Golin e vetëm të kësaj sfide e shënoi Bismark, ndërsa Vllaznia ishte me 10 lojtarë që nga minuta e 29-të pasi Dodaj u ndëshkua me të kuq.