Martini i “qahet” largimeve: Gjini dhe Daci na kanë ndryshuar sistemin e lojës

Futboll

Martini i “qahet” largimeve: Gjini dhe Daci na kanë ndryshuar sistemin e lojës

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 23:14
Edi Martini

Sfida mes Teutës dhe Partizanit e vlefshme për javën e 3-të të Superiores është mbyllur me fitoren e “Demave”. Sfida e zhvilluar në “Niko Dovana”, përfundoi 0-2 në favor të miqve. Pas kësaj sfide, ka folur trajneri i Teutës, Edi Martini.

Sot nuk shkoi rezultati. Pjesa e parë ishte e ekuilibruar. Në pjesën e dytë ne ramë pasi gjatë gjithë javës e kemi pasur ekipin me viroze. Pothuajse se në përgjithësi ekipi ishte i lodhur. Partizani shënoi gol dhe më pas shfrytëzoi kundërsulmet.

Gjithsesi, janë pikë që vlejnë dhe dhembin.

Mungesa e Gjinit në mbrojtje? Është e vërtetë që edhe Gjini ka lënë boshllëqe. Gjithsesi, gabimet që bëmë sot në të dy golat… Duhet të shënonim ne para kundërshtarit. Edhe Daci na ka prishur pak sistemin e lojës. 2-0 duket se Partizani ka dominuar ndeshjen, por jo”, tha trajneri i Teutës, Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat