Voska Sport nga Ohi ka shënuar një fitore shumë të madhe në udhëtim te Vardari I Shkupit.
Fitorja e djeshme në stadiumin Todor Proeski ishte befasia më e madhe në javën e katër të Ligës së parë.
Trajneri Seit Kreka pas përfundimit të ndeshjes tha se këto tre pikë janë shumë të rëndësishme dhe se vijnë pas një dominimi të plotë ndaj rivalit të tyre.
Ai shtoi se fitoren ia dedikojnë pronarit Nefi Useni.
“U përgatitëm mirë për këtë ndeshje gjatë gjithë javës dhe futbollistët tanë i kryen me sukses të gjitha detyrat. Rezutlati e pasqyron atë se dominuam gjatë gjithë ndeshjes. Lojtarët treguan karakter dhe shpirt luftarak.
Ishin thjesht fantastik dhe i uroj të gjithë për këtë ndeshje të madhe. Kjo fitore i dedikohet presidentit të klubit z. Nefi Useinit”, ka thënë trajneri Seit Kreka.