Miftar Dragidella pas shkarkimit, me një mori akuza ndaj Ruzhdi Statovcit! FFSHGJ i quan të pabaza

Futboll

Miftar Dragidella pas shkarkimit, me një mori akuza ndaj Ruzhdi Statovcit! FFSHGJ i quan të pabaza

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 1 shtator 2024 Në ora: 13:30
Ruzhdi Statovci e Miftar Dragidella

Miftar Dragidella, ish gjyqtar i futbollit dhe shumë vite sekretar i përgjithshëm i Federatës së Futbollit Shqiptar (FFSHGJ), është i habitur se si është shkarkuar nga pozita e sekretarit të përgjithshëm dhe ka hedhur një mori akuza në drejtim të kryetarit të federatës Ruzhdi Statovci!  

Dragidella i është drejtuar me komunikatë të gjatë klubeve në Gjermani dhe opinionit, duke afruar gjithnjë sipas tij, dëshmi dhe dëshmitë i ka publikuar përmes kësaj komunikate.

Dragidella dhe Statovci një kohë të gjatë kanë qenë së bashku, por cila ishte arsyeja e prishjes së raporteve?

Image

Letra e Dragidellës


Në anën tjetër Federata e Futbollit Shqiptar, përmes një vendimi ka treguar arsyen e shkarkimit të Dragidellës dhe akuzat e tija i ka quajtur të pabaza. 

“Informatë për klubet shqiptare të futbollit në Gjermani; opinionit të gjerë informatë rreth gjendjes në FFSHGJ:

Image

Vendimi i FFSHGJ-së

Nuk ishte befasi një vendim i Kryesisë së FFSHGJ, nga mbledhje elektronike, (nëse nuk e dini çka është mbledhja elektronike, pyetni Kryesinë e FFSHGJ). Me atë vendim të nënshkruar nga kryetari Ruzhdi Statovci, informohet sekretari i përgjithshëm, Miftar Dragidella, së shkarkohet nga detyra. Që në fillim të ju njoftojmë se sekretari i përgjithshëm i FFSHGJ (Schrifftführer) zgjedhet në Kuvend (neni 10 i Statutit) dhe sipas nenit 29 të të njëtjin statut ai mund të shkarkohet, pra vetëm Kuvendit e ka atë të drejt. (Dëshmia 10 e 11) Po kështu e parasheh edhe neni 5 i Statuti i FFSHGJ i lajmëruar dhe i pranuar nga Gjykata themelore në Offenabch (Amtsgericht), biles me ¾ e votave të delegatëve dhe neni 8.

Kurse në këtë rast vendimin e merr Kryesia, edhe ajo gjysmake ngase është vërtetuar se nuk kanë marrë pjesë disa anëtarë të Kryesisë të cilët as nuk janë ftuar, të marrin pjesë në mbledhje elektronike. Ajo që lexohet në atë vendim është për t´u çuditur, edhepse anëtarët e Kryesisë dinë të gjykojnë drejt, por me vetëdije ata i vihen në shërbim së keqes e të padrejtës.

Si nisi?

Rreth 15 vjet sekretari i FFSHGJ, Miftar Dragidella, ka punuar pa kurrfarë kompenzimi, Kur menduam të gjithë që puna e tij meriton një kompenzim u fillua me një shumë tepër të vogël, e cila u rrit, pas Kuvendit të mbajtur më 30.04.2022. Për këtë u nënshkrua kontrata siç e kërkojnë ligjet vendëse në Gjermani. Aty parashihen detyrat që duhet të kryej sekretari, por edhe obligimet e FFSHGJ. Deri sa sekretari i ka kryer gjithmonë detyrat e përcaktuara, njëra prej detyrave më të komplikuara ka qenë udhëheqja e arkës së FFSHGJ (Neni 28 i Statutit si dhe nenn 2 i

Kontratës, të cilat i gjeni këtu bashkangjitur). Kjo detyrë iu caktua sekretarit të përgjithshëm, pasi që arkatari një kohë të gjatë ishte i sëmurë. Derisa sekretari i kreu detyrat e veta dhe duke paraqitur Raportet financiare para Kryesisë, para Kuvendit dhe para Komisionit për kontrollimin e arkës, Kryesia e FFSHGJ asnjëherë nuk i ka kryer obligimet sipas kontratës.

Në rastin i cili u bë shkak i gjithë problemit është se nga rata e janarit 2023 (sipas kontratës parashihet pagesa të bëhet vetëm në dy rata: janar e qershor) sekretari nuk u pagua deri më

17 qershor 2024, dhe atë jo e gjithë shuma që duhej. Sqarimin e gjeni në vazhdim të kësaj informate.

Nga 18 marsi 2024 është kërkuar nga Ruzhdi Statovci të kryejë obligimet, porse asnjëherë nuk është përgjigjur. Kjo ndodhi pas vizitës së tij në Ambasadën e Kosovës në Berlin, në shkurtin e këtij viti, ku dyshojmë se e mori detyrë nga ambasadori Faruk Ajeti, për largimin e sekretarit, pasi që sekretari Miftar Dragidella është në konflikt civil me Ministrinë e tij, dhe ka 2 fituar të gjitha procesit gjyqësore ndaj MPJD.

Pas disa tentimeve të kontaktohet me z. Statovci dhe mospërgjigjeve të tij ndaj thirrjeve dhe SMS-va, është kërkuar në mënyrë interne nga sekretari Miftar Dragidella, që për shkak të mospërmbushjes së obligimve nga kontrata e nënshkruar, për shkak të keqpërdorimeve nga ana e tij (të cilat do t´i gjeni në vazhdim të kësaj informate), për shkak se ai nuk u përgjigjet thirrjeve dhe për shkak të rënies drastike të aktivitetit (nga rreth 40 klube sa janë në Gjermani vetëm 6 klube morën pjesë në garën e fundit, në këtë vit 2024 për Kupë), ai të japë dorëheqje.Këtë në fillim sekretari ka shkruar vërejtjen, siç e parasheh Kontrata.

Pastaj i ka shkruar vetëm kryetarit Statovci, (pasi nuk u përgjigjej thirrjeve) vetëm atij si mik e si bashkëpunëtor i vjetër dhe pastaj edhe në një grup në whatsapp që është me tre udhëheqësit e FFSHGJ (Rudi, Enveri e Miftari) po ashtu i është propozuar dorëheqja. Pasi që ai nuk ka reaguar, as që ka dashur të bisedojë, me këtë kërkesë përseri në mënyrë interne është njoftuar Kryesia e FFSHGJ, po ashtu në një grup në whatsapp e kurrë publikisht. Kjo tregon se asnjë akt nuk është kryer në mënyrë të paligjshme dhe jashtë Kryesisë, siç thotë z. Statovci, në vendimin e tij, të cilin e gjeni këtu të bashkangjitur. T´i drejtohesh Kryesisë së FFSHGJ, si menaxher/sekretar i saj nuk është as e paligjshme e as ilegale, por kërkesë e sinqertë pa prapavijë të keqe dhe me qëllim që të ndihmohet ky organizim.

Të gjitha akuzat ndaj z. Statovci ishin të bazuara dhe me dëshmi të bashkangjitura asaj shkrese, por për çudi Kryesia i ka mbyllur sytë dhe fajësoi atë që paraqiti rastet e keqpërdorimeve e jo shkaktarin e tyre. Vendimi i mbledhjes ELEKTRONIKE që të ndërpritet bashkëpunimi me sekretarin e përgjithshëm është i papresedan dhe mendojmë se bazuar në modelin e vendimit të FFK me rastin e Eroll Salihut, porse kanë harruar se asgjë në jetë nuk mund të barazohet. Ne, në FFSHGJ kemi një organizim ndryshe, si Shoqatë sportive (Eingetragener Verein) me Statut dhe Rregullore që është dashur t´u përshtatën ligjeve të shtetit ku veprojmë (Gjermani).

Ai vendim arsyetohet se sekretari i përgjithshëm ka bërë akuza ndaj kryetarit dhe Kryesisë, gjë që janë të pavërteta siç do të dëshmohet edhe këtu e edhe më vonë kudo, sepse akuzat

me dëshmi janë bërë vetëm ndaj kryetarit Statovci e jo ndaj anëtarëve të kryesisë.  Përse një vendim i tillë nuk u mor gjatë viteve 2015 e 2016, ndaj z.Statovci, kur ai nuk la aktivist nga klubet shqiptare në Gjermani pa e thirrë dhe duke shpifur e duke akuzuar sekretarin M. Dragidella, se ai ka keqpërdorë mjetet e FFSHGJ. Kurse pas kontrollimit të arkës, Komisioni për kontrollimin e arkës i FFSHGJ-së, konstatoi se ishte një shpifje dhe akuzë e pavërtetë nga ana e z. Statovci, pasi që arka ishte në rregull. Ku ishte Kryesia e FFSHGJ-së atëherë? Përse nuk veproi ngjashëm sikur tashti? Ose të shqyrtojë akuzat e tashme.

Tash z. Statovci bënë shpifjen tjetër kur në vendim për largim të sekretarit thotë se ndaj tij janë kryer të gjitha obligimet financiare deri në qershor 2024. Kjo është RREN.

3. Obligimet nuk janë kryer siç thotë ai duke mbetur borxh edhe 500,00 euro për atë periudhë. Këtë duhet ta dijë Enver Muzliukaj, i cili premtoi së të nesërmen do të sillet shuma që mungonte, por ato nuk u sollën kurrë si dhe 1.800,00 euro për ratën e qershorit 2024, sipas kontratës, pasi sipas Kryesisë (gjysmake) vendimi për largimin ende nuk ka hyrë në fuqi pasi sekretari ka të drejt ankese dhe Kuvendi duhet të shqyrtojë ankesën dhe mund të sjellë vendim tjetër. Pa u bërë vendimi i plotfuqishëm z. Statovci e njofton FFK, UKSHFZ e të tjerë se Miftar Dragidella, nuk është më në FFSHGJ! 

Pra një pjesë e ratës së janarit 2024 dhe rata e qershorit 2023 janë kryer më 17 qershor 2024 pra 11 muaj vonesë. Vendimi, për të cilin po flasim për shkarkim, është në kundërshtim me Statutin e FFSHGJ, që është i lajmëruar në Amtsgericht (Gjykatë) dhe në komunë, ku në nenin 5 thuhet se për një shkarkim vendos Kuvendi (ashtu edhe siç është zgjedhur) dhe atë me ¾ e votave e jo Kryesia ashtu siç janë zgjedhur, siç thuhet me nenin 8. (Dëshmia 8 e 9). Edhe në Statutin tonë që e kemi miratuar në të gjitha Kuvendet e deritashme por që nuk e kemi të lajmëruar në Amtsgericht shpjegohet si zgjedhet sekretari/menaxheri dhe si shkarkohet. Lexojeni nenet 10 dhe 29.

Pasi që vendimi është në kundërshtim më dokumentet e FFSHGJ, në gjykatën kompetente ka filluar procesi.

Po ashtu edhe me kontratën që kemi të nënshkruar parashihen të gjitha detajet, porse këtë kontratë Ruzhdi Statovci, e ka mbajtur të fshehtë duke mos ia prezantuar Kryesisë së FFSHGJ.

Po ashtu FFSHGJ do të përballet edhe me Ministrinë Punëve të Jashtme e Diasporës, pasi mjetet nga Ministria e Diasporës dhe Investimve Strategjike (tash: MPJD) në shumë prej 4.800,00 euro, njëherë 1.800,00 (nga 2.300,00 sa na janë ndarë) e njëherë 3.000,00 që janë dedikuar për FFSHGJ kanë shkuar drejt në xhepin e Rudit pa hyrë në arkën e FFSHGJ-së.

Një gjë e tillë ka mundur të evitohet sikur Kryesia e FFSHGJ të mendonte më arsyeshëm, por z. Statovci nuk ka dashur dhe ua ka imponuar këtë zgjedhje, më të keqën, siç ka vepruar gjithmonë.

1. Z. Statovci ka mundur dhe është dashur të japë dorëheqje duke u ndarë faqebardhë pas 22 vitesh në krye të FFSHGJ-së (që është tepër). 
2. Kryesia ka mundur të bisedojë me sekretarin M. Dragidella i cili ka shprehur gatishmërinë që të japë dorëheqje sikur të ishin kryer obligimet sipas kontratës.

4 Në vendimin për shkarkimin e sekretarit në fund shkruhet se ka të drejt ankese deri më

Me marrëveshje sekretari ishte i gatshëm të japë dorëheqje me kushtin që u përmend. Kjo do të evitonte shumë procedura ligjore dhe kompromitim i FFSHGJ-së para organeve gjyqësore dhe dënimet eventuale.

Janë disa vepra të Ruzhdi Statovcit për të cilat ai do të duhej të jepte llogari para Kuvendit të FFSHGJ, nëse nuk do të jepte dorëheqje për çka është lutur nga sekretari i përgjithshëm në mënyrë shoqërore, ngase 22 vjet kryetar janë tepër, është lodhur, nuk ka aktivitet dhe ka keqpërdorime.

Më 27 korrik 2024, gjoja mban një mbledhje ELEKTRONIKE të Kryesisë dhe me disa anëtarë të Kryesisë, pasi që nuk i fton disa anëtarë tjerë fare, gjoja vendos që të ndërpresë bashkëpunimin me sekretarin. Këtë vendim sekretari e pranon pas një muaji, më 22.08.2024!

Ata që sollën atë vendim harruan se cilat janë kushtet për shkëputjen e kontratës, kur sekretari i FFSHGJ është zgjedhur në Kuvend më 30.04.2022 dhe ka mandat deri në vitin 2026 dhe pos kësaj për shkarkim mund të vendosë vetëm KUVENDI e jo Kryesia. Kështu parashihet me Statutin e FFSHGJ, neni 5, kurse me neni 29 i Statutit në shqip që e kemi vetëm për vete, ngase tjetër Statut kemi të lajmëruar në Amtsgericht dhe në komunë.

3.Keqpërdorimi i mjeteve që MPJD i ka ndarë për FFSHGJ
-Për shpalljen e sportistëve të vitit 2018, në janar 2019, MPJD (atëherë MDIS) na ka ndihmuar me 2.300,00. Kjo ndihmë bëhet në formë të bashkorganizimit dhe mjetet nuk i merr Federata por ofruesi i shërbimeve për manifestim. Kemi trilluar se do të ushqehemi dhe do të akomodohemi në Hotel Restaurant...., i cili na ka mundësuar që mjetet që i merr nga Ministria të na i kthej neve cash. -Me 15 prill 2019 kemi shkuar bashkë me kryetarin Statovci, pasi mjetet i kishin dalë në konto hotelit. Aty atë natë cash mund të na jepnin vetëm 1.600,00 euro, të cilat i mori kryetari Statovcit në dorë, në vend që t´i merrte ai që është i ngarkuar me arkën e Federatës. Kur kemi hypur në veturën e z. Statovci i nxori 500,00 euro për FFSHGJ kurse 1.100,00 i ndali për vete. -Më vonë ka shkuar vet dhe i ka marrë edhe pjesën tjetër prej 700,00 euro të tjera dhe nuk i ka dorëzuar në FFSHGJ.Njëjtë është vepruar edhe me restorantin.... në Offenbach. Për garën për Kupë, MDIS na ka lejuar shumë prej 3.000,00 euro me të cilat të ushqehen ekipet pjesëmarrëse në garën për Kupë. Edhe këto Ministria i ka paguar në konton e restorantit...”, shkruan mes të tjera në një komunikatë të gjatë nga Dragidella,

Federata e Futbollit Shqiptar në Gjermani ka dhënë arsyen e shkarkimit të Dragidellës.

“Kryesia e FFSHGJ, në një mbledhje elektronike, ka analizuar situatën aktuale dhe ka vendosur të ndërpresë bashkëpunimin me sekretarin e përgjithshëm z. Myftar Dragidella.

Arsyetimi: 

Sekretari i përgjithshëm ka tejkaluar kompetencat që i takojnë sipas rregullores së FFSHGJ.

Akuza ndaj kryetarit Ruzhdi Statovci dhe anëtarëve të kryesisë janë të pabaza dhe të inskenuar me qëllim ndërrimin e kryetarit dhe të kryesisë së FFSHGJ në mënyrë të paligjshme.

Kryesia e FFSHGJ konstaton se në punën e vet ka hapësirë për kritika, por ato duhet të paraqiten në mbledhje të kryesisë.

Të gjitha vendimet e kryesisë janë obkligative për anëtarët e kryesisë, si dhe për sekretarin e përgjithshëm.Sekretarit të përgjithshëm i janë kompensuar të gjitha obligimet financiare deri në muajin qershor 2024. 

Z. Dragidella obligohet të përgatisë të gjitha dokumentet e FFSHGJ-së deri më 30.09,2024 dhe t'ia dorëzojë kryetarit Statovci. Vendimi hyn në fuqi nga dorëzomi i dokumentacionit. Afati për ankesë është deri më 15.09.2024”, - shkruan në vendimin e FFSHGJ-së, me kryetar Ruzhdi Statovci.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat