Erzeni rikthen mesfushorin argjentinas

Futboll

Erzeni rikthen mesfushorin argjentinas

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 13:57
Rodrigo Migone

Erzeni është skuadra e vetme në Kategorinë e Parë që nuk ka mundur të marrë asnjë pikë në dy ndeshjet e para të kampionatit. Shijakasit mbajnë vendin e fundit me zero pikë pas dy sfidash.

Kjo ka bërë që drejtuesit të rikthejnë në ekip mesfushorin argjentinas.

Kështu Rodrigo Migone do të riveshë fanellën e Erzenit për këtë sezon, i cili forcon kështu organikën e shijakasve. Palët kanë arritur marrëveshje pak orë para mbylles së merkatos. 

27-vjeccari pritet që në ditët e ardhshme të bashkohet me skuadrën dhe të jetë nën urdhrat e Justin Bespallës. Eksperienca e tij në mesin e fushës do të ndihmojë ekipin në Kategorinë e parë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat