Reagon Agim Zeka: Me djersë dhe gjak, do të përfaqësoj vendin tim!

Futboll

Reagon Agim Zeka: Me djersë dhe gjak, do të përfaqësoj vendin tim!

Më: 1 shtator 2024 Në ora: 13:59
Agim Zeka

Agim Zeka ishte një nga surprizat e listës së Kombëtares për ndeshjet e shtatorit, ku kuqezinjtë do të luajnë ndaj Ukrainës dhe Gjeorgjisë. Sulmuesi i Partizanit ishte i ftuar në mënyrë të papritur.

Kjo ftesë ka sjellë shumë polemika, me Zekën që ende nuk ka fituar besimin e tifozëve.

Megjithatë, duket se sulmuesi 25-vjeçar ka reaguar në rrjetet sociale për herë të parë pasi mori ftesën.

“Është një nder i madh dhe një ëndërr e realizuar të marr një ftesë nga Kombëtarja e Shqipërisë.

Falënderoj të gjithë për urimet dhe mbështetjen tuaj. Me djersë dhe gjak, unë do të përfaqësoj vendin tim!”, shkruan Zeka.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat