Dinamo ka bërë dy goditje në limitet e kësaj merkato verore. Sipas ‘Futbolli në Shqipëri’, klubi dinamovit ka përforcuar ekipin, me dy qendërmbrojtës me eksperiencë.
I pari është Agron Rufati. 25- vjeçari është i dalë nga akademia e Dinamos së Zagrebit, teksa së fundmi ka qenë pjesë e Brera Strumica, ekip që militon në elitën e futbollit maqedonas.
Ndërsa mbrojtësi i dytë është Antonio Miço, një 24-vjeçar që karrierën e ka nisur në Greqi me PAO Kalyvion.
Gjithashtu, Miço ka luajtur edhe me Terrassa në Spanjë, por edhe në Qipro. Ndërsa së fundmi ka qenë pjesë e Egaleo në shtetin grek.
Goditje dyfishtë në limitet e merkatos, me Dinamon që plotëson dëshirat e të pezulluarit, Dritan Mehmetit. Ishte ky i fundit që tha pas ndeshjes me Bylis, që Dinamo ka probleme të theksuara në mbrojtje.