Mikel Arteta po vazhdon me ‘spastrimin’ e ekipit nga lojtarët të cilët nuk i ka në planet e tij për sezonin aktual.
‘Topçinjtë’ tashmë kishin lejuar largimin e disa yjeve si Emile Smith Roëe, Aaron Ramsdale dhe Eddie Nketiah të cilët u larguan nga ‘Emirates’ gjatë javëve të fundit.
Pa përmendur këtu edhe huazimet si Reiss Nelson, Fabio Vieira dhe Albert Sambi Lokonga.
Megjithatë, Arsenali ka larguar një tjetër mbrojtës i cili ndau rrugët me klubin me marrëveshje të dyanshme.
Bëhet fjalë për Omar Rekik i cili pritet të largohet nga Arsenali sipas raportimit nga Fabrizio Romano, pasi dështoi që të bëjë ndonjë paraqitje për ekipin e parë.